Mbyllen qendrat e votimit në Llap, në pritje të fituesit

Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit në komunën e Podujevës.
Gjatë ditës së sotme janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në dy komuna, atë të Mitrovicës së Veriut dhe Podujevë.
Në këto zgjedhje qytetarët ndonëse në kushte pandemie, iu kanë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e tyre.
Në Podujevë, në garë ishin Shpejtim Bulliqi nga LVV, Nexhmi Rudari nga LDK dhe Naim Fetahu nga PDK.
Ndërsa, kjo ditë u shënua me incidente të vogla, teksa duhet vlerësuar mobilizimin e Policisë së Kosovës./Indeksonline