75 Mall Live Search
07:37 / E Mërkurë, 17 Nëntor 2021 / OSH

Mbyllen shkollat dhe kolegjet në Delhi të Indisë për shkak të smogut toksik

Autoritetet në kryeqytetin e Indisë, Delhi, kanë mbyllur të gjitha shkollat dhe kolegjet për një kohë të pacaktuar pas përkeqësimit të ndotjes së ajrit.

Edhe punimet e ndërtimit janë ndaluar deri më 21 nëntor, por një përjashtim është bërë për projektet e transportit dhe të ato që lidhen me mbrojtjen.

Dhe vetëm pesë nga 11 termocentralet me qymyr në qytet janë lejuar të funksionojnë.

Një mjegull e dendur toksike ka kapluar Delhin që nga festivali i Diwali, shkruan BBC.

Niveli i grimcave të vogla që mund të bllokojnë mushkëritë e njerëzve – në Delhi janë shumë më të lartë nga udhëzuesit e sigurisë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Disa pjesë të qytetit shënuan shifra afër ose më të larta se 400 të martën, e cila është kategorizuar si “e rëndë”.