75 Mall Live Search
17:34 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Mbyllen shkollat në Francë pas zjarrit të madh në një fabrikë kimike

Autoritetet Franceze mbyllën shumë shkolla të enjten pasi një zjarr i madh kimik filloi në një fabrikë në pronësi të SHBA në Rouen.

Zyrtarët thanë që zjarri filloi të enjten në objektin e depozitimit Lubrizol, i cili është në pronësi të Berkshire HathaWay të Warren Buffett . Fabrika bën lubrifikantë industrialë dhe aditivë të karburantit.

Ministri i Brendshëm, Christophe Castaner tha se nuk kishte nevojë për panik dhe popullata nuk ishte në rrezik.

“Le të mos frikësohemi për këtë situatë, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, i tha ai radios RTL, transmeton Indeksonline.

Në 13 qytete afër zjarrit, zyrtarët mbyllën shkollat dhe çerdhet ndërsa autoritetet paralajmëruan banorët të kufizonin lëvizjet e tyre

Zyrtari rajonal Pierre-Andre Durant tha se ndotësit mund të rridhnin në lumin Seine, i cili kalon përmes Parisit në Kanalin anglez./Indeksonline/