19:27 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Mbyllen të gjitha vendvotimet

Para pak minutash ka kaluar ora 19:00, dhe janë mbyllur të gjitha vendvotimet, 1 mijë e 777 të tilla, në 614 qenra të votimit.

Në këto votime të cilat janë hapur në ora 07:00, të drejtë vote kishin 1.353.613 persona, ku sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 38.28 prej tyre kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, pas më shumë se gjysmës së të dhënave që janë procesuar.

KQZ në orën 20:00 do të dalë në konferencë për media ku do të ketë detaje të reja për procesin e zgjedhjeve.