Mbyllet Aeroporti i Podgoricës për shkak të reshjeve të borës
Aeroporti i Podgoricës është mbyllur duke anuluar të gjitha fluturimet.
Kjo për shkak të borës së madhe që po bie pandërprerë në Mal të Zi.
“Të gjitha fluturimet anulohen, aeroporti do të mbyllet derisa të përmbushen kushtet e trafikut”, tha për SETimes, Milica Babic, zëdhënësja e këtij aeroporti./Indeksonline/