Mbyllet aventura e Kosovës në ‘Tel-Aviv’, s’ka medalje për Akil Gjakovën

Mbyllet aventura e Kosovës në grand slam ‘Tel-Avivi 2021″.
Akil Gjakova dështoi të fitonte në rrethin e tretë në kategorinë 73 kilogramë ndaj italianit, Giovanni Esposito, shkruan IndeksOnline.
Me këtë humbje, Gjakova e mbyll aventurën në Izrael pa medalje.
Sot gjatë ditës, aventurën në “Tel-Aviv…” e mbylli edhe Laura Fazliu.
Kosova largohet me vetëm një medalje nga ky kompeticion(garë).
Kujtojmë se me medalje të bronztë u stolis dje kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi./IndeksOnline/
