20:37 / E Hënë, 12 Qershor 2023 / C E

Mbyllet baras miqësorja mes Gjermanisë dhe Ukrainës

Në një ndeshje miqësore pas mbylljes së sezonit në Evropë, Gjermania dhe Ukraina u ndanë baras sonte.

Ndeshja e zhvilluar në “Weserstadion” të Bremenit përfundoi me rezultatin 3:3.

Kombëtarja gjermane ishte duke pësuar humbje, por në fund ia doli së paku të barazojë – duke ia pamundësuar kështu ukrainasve që të regjistrojnë fitoren e parë ndonjëherë ndaj tyre.

Niclas Fullkrug (6’), Kai Havertz (83’) dhe Joshua Kimmich (90+1’ – nga penalltia) ishin autorët e golave për “Die Mannschaft”.

Kurse, për Ukrainën shënuan Viktor Tsygankov (19’, 56’) dhe Antonio Rudiger (23’ – autogol).

Kujtojmë se Gjermania nuk merr pjesë në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 20244”, pasi është nikoqire e këtij turneu.

Kurse, Ukraina do t’i zhvillojë ndeshjet e radhës kualifikuese më 16 dhe 19 qershor, kundër Maqedonisë së Veriut dhe Maltës.