75 Mall Live Search
17:09 / E Premte, 02 Prill 2021 / Blerim

Mbyllet derbi i madh i Ligës së Parë – Dukagjini triumfon ndaj Lirisë

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Dukagjinit dhe Lirisë, duel ky në kuadër të xhiros së 21’të në Ligën e Parë të Kosovës.

Kjo sfidë u mbyll në 3:1, fal golave të shënuar nga Fatlum Gashi, Labinot Osmani dhe Abedin Merlahut, ndërsa golin për Lirinë e shënoi, Ragip Thaçi, shkruan IndeksOnline

Me këtë fitore, Dukagjini kalon në vendin e parë të Grupit A, së paku deri në ndeshjen e radhës të Malishevës, ndërsa Liria mbetet me 25 pikë në vendin e gjashtë.