75 Mall Live Search
16:50 / E Diele, 11 Qershor 2023 / AR

Mbyllet edicioni i 13-të i festivalit “Chopin PianoFest Prishtina”

Me performancën e mrekullueshme të pianistes se re nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Avery Gagliano, është mbyllur edicioni i 13-të i festivalit “Chopin PianoFest Prishtina”.

Edhe këtë vit, si çdo herë tjetër, festivali që ka për qëllim promovimin e muzikës klasike, ofroi program shumë të pasur për publikun. Në skenën e  Chopin PianoFEST-it përveq artistëve vendorë të afirmuar, performuan instrumentistë të mirënjohur ndërkombëtar. Po ashtu u mbajtën aktivitete edukative, ligjerata e masterklasa për nxënës e studentë.

Në mbrëmjen përmbyllëse morrën pjesë Ministri i  Kulturës, Hajrulla Çeku, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, zv/ambasadorja e SHBA në Kosovë, Alyson Grunder, artistë e artdashës.