22:10 / E Diele, 04 Gusht 2019 / indeksADMonline

Mbyllet fabrika në Rugovë e cila shkaktonte ngordhjen e peshqve

Një nga troftat e rralla, nisën të zhdukeshin në Lumin Lumbardh, krejt kjo si pasojë e mbetjeve që derdheshin nga fabrika e djathit në Grykën e Rugovës në Pejë, duke shkaktuar ngordhjen e tyre.

Banorët për Indeksonline kishin thënë se kjo s’ishte hera e parë që kishte ngrodhje masive të pëshqve të cilët dilnin shpesh në sipërfaqen e ujit, e për këtë pati reaguar edhe Shoqata “Trofta në Pejë”.

Ndërsa Indeksonline mëson se kjo fabrikë tashmë është mbyllur. Këtë mund ta shihni edhe përmes këtyre pamjeve ku i është vënë dryni./Indeksonline/