75 Mall Live Search
09:08 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Mbyllet gjiri i famshëm tropikal i Tajlandës

Gjiri tajlandez që është bërë portret nga paraqitja në filmin “The Beach” do të mbetet i mbyllur deri në vitin 2021.

Gjiri i Maya, në ishullin e Phi Phi Leh, u mbyll përkohësisht vitin e kaluar pasi zyrtarët thanë se një rritje e shpejtë e vizitorëve kishte dëmtuar rëndë mjedisin.

Para se të mbyllej, deri në 5,000 njerëz e vizitonin gjirin çdo ditë dhe shumica e koraleve të saj u shkatërruan.

Autoritetet tani kanë ndaluar vizitorët për dy vjet për t’i dhënë më shumë kohë për t’u rimëkëmbur ekologjia e gjirit tropikal.

Që kur u mbyll gjiri në vitin e kaluar, peshkaqenët janë parë duke notuar në ujërat e gjirit.