Mbyllet një kafene në Pejë, një punëtor rezultoi pozitiv me koronavirusin

Kafenea në Pejë “Soho Bar” ka njoftuar se është mbyllur përkohësisht pasi një punëtor ka rezultuar pozitiv me koronavirusin.
Kanë qenë vetë drejtuesit e kafenesë që lajmëruan se një nga punëtorët ka rezultuar pozitiv me koronavirusin.
Kjo kafene ka bërë të ditur se do të mbyllet përkohësisht derisa i gjithë stafi ta kalojë procesin e testimit.
Njoftimi i plotë i tyre:
Te nderuar kliente, si rezultat i testimit nga gjurmimi i kontaktit njeri nga stafi i Soho Bar ka rezultutar pozitiv me covid19 i cili eshte veteizoluar pas procesit te testimit. Deshirojme te ju informojme qe Soho Bar do te mbyllet perkohesisht deri sa i gjithe stafi ta kalon procesin e testimit si dhe objekti te dezinfektohet sipas kerkesave te Ministrise se Shendetesise dhe IKSHP-se.Shpresojmë qe ta kalojmë kete pandemi sa me shpejte dhe lehte qe te jete e mundur.