75 Mall Live Search
20:55 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Mbyllet koha e rregullt, ndeshja Gjilani – APOEL shkon në vazhdime

Tashmë ka përfunduar koha e rregullt në takimin e Evropa Ligës ndërmjet Gjilanit dhe klubit nga Qipro, APOEL.

Gjatë gjithë kohës, të dyja skuadrat ishin aktive me raste për shënim por që nuk arritën t’i konkretizojnë si duhet, shkruan IndeksOnline

Madje, skuadra e APOEL kishin një mundësi të artë në pjesën e dytë, pasi për ta u akordua penallti, por që Al-Tamari e huqi atë.

Kështu, ndeshja Gjilani – Apoel shkon në vazhdime.