17:18 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

Mbyllet llogarija e rrejshme e Majlinda Kelmendit në Facebook

“Majlinda Kelmendit i është kërkuar që të mposhtet nga xhudiste serbe”. Kështu u raportua të ketë thënë Majlinda Kelmendi, duke iu referuar një faqeje në Facebook në emër të kampiones sonë olimpike.

Por siç dihet, xhudistja pejane nuk ka llogari personale në këtë rrjet social dhe rrjedhimisht, ky mesazh nuk ka të bëjë me garuesen.

Avokati i autorizuar nga vetë Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka, Arianit Koci, ka thënë se do të bëjë kallëzim penal ndaj atyre që kanë keqpërdorur emrin e Kelmendit në Facebook.

Por, siç duket ajo llogari “fake” në Facebook është mbyllur dhe nuk ekziston më, raporton IndeksOnline.

Pas paralajmërit të trajnerit Driton Kuka, i cili kërkoi që edhe organet e policisë për krime kibernitike të angazhohen për mashtruesit që fshihen prapa kësaj, duket që nga frika e ndonjë arrestimi të mundshëm llogarija është mbyllur shpejt. /IndeksOnline/