75 Mall Live Search
16:42 / E Enjte, 04 Prill 2019 / indeksADMonline

Mbyllet lokali në Pejë që ofronte shërbime seksuale

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës, Departamentit për Krime të Rënda, sot inspektorët komunalë të Pejës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë mbyllur një lokal në qytetin e Pejës, ku dyshohet se janë ofruar shërbime seksuale nga një viktimë e trafikimit me qenie njerëzore.

Gjatë këtij aksioni në vend ngjarje ka dalë edhe prokurorja e çështjes, ku lokalit në fjalë nga zyrtarët përgjegjës i është vendosur vula zyrtare për mbylljen e tij.