Mbyllet marketi në Prishtinë, familjari ishte me Covid19

Policia e Kosovës, dje, kishte marrë një informacion se në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, një market punonte, ani pse një familjar i tyre kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.
Me të marrë njoftimin, një patrullë policore dhe inspektorët komunalë kanë shkuar në po atë lokacion.
Burime të IndeksOnlinet, bëjnë me dije se personi, i cili kishte qenë i infektuar me Covid-19, kishte qenë prindi i saj.
Nga Inspektorati Sanitar i Kosovës është bërë procesverbali i biznesit si edhe është mbyllur lokali (blombuar).
Pas kësaj, njësia patrulluese ka kontaktuar me prokurorin i cili ka sugjeruar që të përpilohet një raport./IndeksOnline/
/Foto ilustrim/