Mbyllet me barazim pjesa e parë e ndeshjes Prishtina – Feronikeli ’74, bardhekaltërit shënojnë në fund

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Prishtina – Feronikeli ’74, e vlefshme për javën e 26-të të Superligës.
Rezultati pas 45 minutave lojë në stadiumin ”Fadil Vokrri” është i barabartë 1-1, shkruan IndeksOnline.
Feronikeli ishte e para që kaloi në epërsi me golin e Suhejlj Muharem, në minutën e 37-të.
Golin e barazimit e shënoi Leotrim Kryeziu në 45+1./IndeksOnline/