Mbyllet me këtë rezultat pjesa e parë e sfidës së vërtetë për ekzistencë
Pjesa e parë e ndeshjes Ballkani – Flamurtari është mbyllur pa gola në Therandë.
Dy skuadrat kanë pikë të barabarta nga 29, dhe kjo ndeshje do të ketë shumë rëndësi për tu shmangur nga zona e barazhit.
Ballkani është në vendin e 8-të ndërsa Flamurtari në të 9-tin.
Loja në pjesën e parë ishte e barazpeshuar dhe nuk pati ndonjë rast shumë të mirë për gol. /Indeksonline/