15:15 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Mbyllet mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë e cila është dëmtuar nga tërmetet

Tërmetet që goditën qarkun e Korçës veç dëmeve në banesa, kanë shkakuar dëme edhe në Muzeun Kombëtar të Arsimit.

Prej datës 7 qershor, aktivitetet dhe vizitat  në Muze janë pezulluar.

Mësonjëtorja e Parë Shqipe ka pësuar dëmtime të godinës dhe plasaritje të mureve.

Për këtë arsye drejtuesit kanë vendosur mbylljen e tij pasi është e pamundur pritja e vizitorëve.

Siç edhe raportohet, godina ka dëme brenda dhe jashtë saj.