75 Mall Live Search
10:00 / E Mërkurë, 29 Shtator 2021 / OSH

Mbyllet Mjekimi Intensiv Qendror për COVID-19 pas rënies së rasteve

Situata me koronavirusin në Kosovë është përmirësuar.

Si rrjedhojë e kësaj Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se është mbyllur Mjekimi Intensiv Qendror për COVID-19.

“Tash në funksion do të jetë vetëm Intensiva e Klinikës Infektive”, thuhet në njoftim.

“Ndërkaq, me përfundimin e dezinfektimit, Njësia Koronare do të kthehet në hapësirat e saj – të cilat deri tash ishin në shërbim të Mjekimit Intensiv Qendror-COVID”.