15:50 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Mbyllet ndeshja: Llapi – Prishtina, kjo skuadër shkon në gjysmëfinale (Video)

Ka përfunduar ndeshja mes Llapit dhe Prishtinës. Takimi në 120 minuta u mbyll me rezultat të barabartë 2 me 2.

Në penallti fitoi Prishtina me rezultat 3 me 2.

Dy golat për ekipin e Prishtinë i shënoi, Bozovic. Kurse për vendasit të dy i shënoi Mirlind Daku.

Me këtë fitore Prishtina bëhet skuadra e katërt që siguron kualifikimin për në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Në këtë raund janë kualifikuar edhe klube si: Vëllaznimi, Drenica dhe Vushtrria./IndeksOnline/