75 Mall Live Search
11:33 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mbyllet një barnatore në Kamenicë, shpërndante produkte të dëmshme shëndetësore

Në fshatin Rogaqicë të Kamenicës është mbyllur një barnatore pasi po shpërndante produkte të dëmshme mjekësore dhe nuk kishte licencë.

Njësitë policore në bashkëveprim me inspektorët farmaceutik kanë inspektuar barnatoren pronë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar i cili nuk posedonte licencë për punë, thuhet në raportin policorë.

Inspektorët kanë konfiskuar 600 lloje barnash që kapnin vlerën e rreth 6000-7000 euro.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/