75 Mall Live Search
20:53 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / Gj. Sh

Mbyllet pa fitues derbi mes Prishtinës dhe Dritës

Ka përfunduar pa fitues derbi mes Prishtinës dhe Dritës në AlbiMall Superligën e Kosovës.

Pas 90 minutave lojë në ”Fadil Vokrri” rezultati përfundimtar ishte i barabartë 0-0, shkruan IndeksOnline.

Të dyja skuadrat kërkuan fitoren në këtë takim, por që asnjë prej tyre nuk arritën të shënonin edhe pse kishin disa raste të mira.

Përkundër barazimit, Drita vazhdon të kryesoj tabelen e Superligës së Kosovës me 18 pikë, ndërsa Prishtina renditet në vendin e katërt me 12 pikë./IndeksOnline/