75 Mall Live Search
20:44 / E Shtunë, 02 Prill 2022 / C E

Mbyllet pa fitues derbi mes United e Leicester City

Ka përfunduar ndeshja e fundit e programit të sotëm të Premier Ligës angleze mes Manchester United e Leicester City.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Old Trafford”, gjiganti Manchester United ka arritur të barazojë me rezultat 1:1 me Leicester Cityn.

Fillimisht, ishte sulmuesi Kelechi Iheanacho ai i cili zhbllokoi rezultatin i pari, duke dërguar “Dhelprat” në epërsi prej 1:0 në minutën e 63’ të ndeshjes.

Ndërkaq, golin e barazimit për United dhe të fundit të kësaj ndeshje e shënoi mesfushori brazilian Fred, i cili shënon në minutën e 66’ për rezultatin final 1:1.

Me pikët e reja, United zë vendin e gjashtë në tabelë me 51 pikë të arkëtuara, krahas kundërshtarit të sotëm Leicester Cityt i cili renditet në vendin e nëntë me 37 pikë të tubuara.

Rezultati final i ndeshjes është 1:1.