75 Mall Live Search
08:23 / E Diele, 15 Qershor 2025 / Gj. Sh

Mbyllet pa fitues ndeshja hapëse e Kupës së Botës për Klube

Edhe zyrtarisht ka nisur Kupa e Botës për klube, e cila për herë të parë do të luhet me format të ri, ku do të garojnë 32 skuadra.

”Hard Rock Stadium” në Miami të ShBA-së, aty ku po mbahet ky turne, ishte nikoqir i ndeshjes mes Al Ahlyt dhe Inter Miamit, shkruan IndeksOnline.

Pavarësisht se ishte një lojë e bukur, rezultati përfundimtar ishte i barabartë 0-0.

Në fakt, skuadra egjiptiane kishte mundësinë më të mirë të ndeshjes, por ish-sulmuesi i Aston Villas, Trezeguet humbi penalltin në minutën e 43-të.

Ishte portieri argjentinas, veterani 38-vjeçar, Oscar Ustari i cili për mrekulli priti gjuajtjen e Trezeguet.

Dy skuadrat tani kanë nga një pikë në Grupin A, aty ku bëjnë pjesë edhe Porto dhe Palmerias./IndeksOnline/