Mbyllet pa fitues ndeshja mes Feronikelit ’74 dhe Malishevës

Ka përfunduar ndeshja e parë e javës së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll, mes Feronikelit ’74 dhe Malishevës.
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, pas 90 minutave lojë, rezultati ishte i barabartë 0-0, shkruan IndeksOnline.
Feronikeli ’74 kishte mundësinë më të mirë në ndeshje gjatë pjesës së parë, por Jakup Berisha dështon nga penalltia në minutën 45+4.
Pas kësaj ndeshje Malisheva mbetet në vendin e katërt me 17 pikë, ndërsa Feronikeli ’74 është në vendin e tetë me 12 pikë./IndeksOnline/