Mbyllet pa fitues pjesa e parë e ndeshjes Danimarkë – Angli

Ka përfunduar me barazim pjesa e parë e ndeshjes Danimarkë-Angli.
Rezultati pas 45 minutave lojë në ”Deutsche Bank Park”, në Frankfurt, ishte 1-1, shkruan IndeksOnline.
Harry Kane i dha epërsinë Anglisë në minutën e 18-të.
Shifrat i barazoi Morten Hjulmand në minutën e 34-të, me një supergol nga distanca./IndeksOnline/