75 Mall Live Search
07:37 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mbyllet për qarkullim rruga Doganaj deri tek udhëkryqi për Tetovë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të mbyllet për qarkullim të automjeteve rruga nga fshati Doganaj i komunës së Kaçanikut, deri në pjesën tek udhëkryqi për Tetovë-rruga lidhëse për Ferizaj.

Mbyllja bëhet me qëllim të vendosjes të sinjalizimit horizontal.

Rruga do të jetë e mbyllur nga ora 8:00 deri në orën 16:00. 

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka lutur qytetarët që t’i shmangen këtij segmenti gjatë ditës së nesërme.