Mbyllet për sot seanca në Speciale, Hill nesër u përgjigjet pyetjeve të gjykatësve
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill e përfundoi për sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.
Diplomati amerikan do të kthehet në sallën e gjyqit nesër në orën 09:00 për t’u përgjigjur në pyetjet e gjykatësve.
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith tha në fund se dëshmia e Hill po shkon “drejt fundit”.
“Do ta mbyllim për sot. Do të rifillojmë nesër në orën 09:00. Jeni afër fundit. Nesër paradite do të jenë pyetjet e gjykatësve. Mbase do të ketë ndonjë pyetje plotësuese prej palëve, por jemi drejt fundit”, tha ai.
Hill sot iu përgjigj pyetjeve të Prokurorisë kryesisht, por edhe disa pyetjeve plotësuese të avokatëve.

