18:17 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mbyllet për turistët “Muri i Madh Kinez”

Gjatë pasdites së sotme distrikti ‘Yanqing” i ‘Murit të Madh Kinez’ do të mbyllet për turistet. Arsyeja është se atë pjesë pritet ta godas një stuhi shiu.

Data e rihapjes së atij distrikti varet se si janë kushtet atmosferike. Të gjitha resortet turistike do të mbyllen në atë pjesë.

Në mëngjes gjeologët dhanë alarmin e verdhë për atë pjesë për tre ditët e ardhshme. Kina ka katër alarme me ngjyrë për të paralajmëruar stuhitë. Ngjyra e kuqe paraqet rrezikshmërinë më të lartë, pastaj vjen e portokallta, e verdha dhe e katërta./Indeksonline/

Temat: