75 Mall Live Search
23:23 / E Martë, 27 Dhjetor 2022 / AR

Mbyllet pikëkalimi kufitar në Merdare, shkak barrikada

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pikëkalimi kufitar në Merdare është mbyllur për hyrje-dalje.

Sipas njoftimit, shkak i mbylljes është barrikada e vendosur në Serbi, rreth 2 kilometra larg kufirit.

“Deri në njoftim tjetër PPK Merdare është e mbyllur”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv, një grup i serbëve kanë vendosur një barrikadë në Kurshumli, gjë që ka bërë që qarkullimi në drejtim të Kosovës të jetë i pamundur në këtë pikë.