20:52 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / Gj. Sh

Mbyllet pjesa e parë, Ballkani në disavantazh prej dy golave ndaj Ludogoretsit

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Ludogorets – Ballkani.

Skuadra bullgare ka shkuar në pushim me rezultat 2-0 ndaj Kampionit të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Të dy golat i ka shënuar sulmuesi ganez, Bernard Tekpetey, në minutën e 3-të dhe 45+1.

Rezultati i përgjithshëm nga të dyja ndeshjet është i barabartë 2-2./IndeksOnline/