75 Mall Live Search
21:37 / E Diele, 18 Qershor 2023 / C E

Mbyllet pjesa e parë e finales Kroaci-Spanjë

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Ligës së Kombeve mes Kroacisë dhe Spanjës.

Rezultati pas 45 minutave të parë është ai i fillimit, 0:0.

Pjesa e parë ishte e barazpeshuar dhe me pak raste të mira shënimi.

Por, ishte një ndeshje mjaft e luftuar nga të dy skuadrat, të cilat po e duan me ngulm këtë trofe.