Mbyllet pjesa e parë, Ferizaj po fiton ndaj Suharekës

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen mes Ferizaj dhe Suharekës, e vlefshme për javën e 23-të në Superligën e Kosovës.
Golin e parë në 45 minutat e para e shënoi Albion Kurtaj, shkruan Indeksonline
Kurtaj shënoi në minutën e 14’të nga pika e bardhë e penalltisë.
Golin e dytë në sekondat e fundit të pjesës së parë e shënoi Edon Sadriu nga distanca.
Në rast se skuadra vendase fiton ndeshjen, do shkonte në kuotën e 29 pikëve në pozitën e 6-të, tri më shumë se Suhareka në pozitën e 7-të me 26 pikë./Indeksonline/