21:26 / E Premte, 05 Gusht 2022 / Gj. Sh

Mbyllet pjesa e parë, Frankfurt 0-5 Bayern (VIDEO)

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Frankfurt-Bayern Munchen me rezutat të thellë 0-5.

Pesë futbollistë të ndryshëm ishin golashenues në këtë pjesë t♪7 parë, shkruan Indeksonline.

Vetëm pas pesë minutave lojë, Joshua Kimmich zhbllokoi sfidën duke shënuar një super gol nga gjuajtja e lirë.

Golin e dytë për skuadrën e Bayernit e shënoi Benjamin Pavard, në minutën e 11-të, pas një tollovie të krijuar në zonën e Frankfurtit.

Djelmoshat e Julian Nagelsmann nuk u ndalën me kaq, pasi Sadio Mane shënoi golin e tretë në minutën e 29-të.

Në minutën e 35-të, për rezultain 0-4 shënoi 19-vjeçari Jamal Musiala.

Golin e pestë [ër skuadrën e Bayernit e shënoi Sergey Gnabry nëminutën e 43-të.

Me rezultatin 0-5 përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Frankfurt-Bayern, ku bavarezët duket se kanë marrë tre pikë të plota nga kjo ndeshje./Indeksonline/