75 Mall Live Search
22:02 / E Martë, 10 Maj 2022 / OSH

Mbyllet pjesa e parë, ja rezultati mes Aston Villas e Liverpoolit

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Aston Villas e Liverpoolit, ku të dy skuadrat hynë drejt zhveshtores me nga një gol të shënuar.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Villa Park”, Liverpooli është duke barazuar me rezultat 1:1 si mysafirë i Aston Villas, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ishte mesfushori Douglas Luiz ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari në këtë ndeshje, ku kalon Aston Villan në epërsi prej 1:0 qysh në minutën e 3’ të ndeshjes.

Ndërkaq, golin e barazimit për Liverpoolin e shënoi mbrojtësi Joel Matip, i cili shënon në minutën e 6’ për rezultatin final të pjesës së parë, 1:1.