12:06 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

Mbyllet pjesa e parë, Kosova po humb 0-2 nga Ukraina

Grupmoshtat e Kosovës U17 janë duke humbur 2-0 ndeshjen kundër Ukrahinës U17.

Ky duel i takon kualifikimeve për kampionatin evropian.

Golin e parë e shënoi Batahov në minutën e 19-të, ndërsa në 27-tën realizoi golin e dytë V’yunnik.

Kosova është në grup me Ukrahinën, Spanjën dhe Greqinë.

Ndeshjen e ardhshme “Dardanët” e luajnë kundër Spanjës me 28 mars. /Indeksonline/