Mbyllet pjesa e parë mes Dukagjinit dhe Flamurtarit

Ka përfunduar pjesa e parë mes Dukagjinit dhe Flamurtarit, ndeshja e vlefshme për barazhin e Ligës së Parë.
Pjesa e parë që po zhvillohet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas u mbyll 1 me 0 për Dukagjinin, shkruan IndeksOnline
Në minutën e 22’të, golashënuesi i vetëm në këto 45 minuta – ishte Fatlum Gashi, i cili shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.
Kujotjmë që fituesi i kësaj përballje më pas do të luajë ndeshjen e barazhit për hyrje në Superligë, me skuadrën e cila në fund të kampionatit do të renditet në pozitën e 8-të./IndeksOnline/