75 Mall Live Search
20:49 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / Gj Sh

Mbyllet pjesa e parë ndaj Differdange, Drita me hapa të sigurtë drejtë grupeve të Conference League

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Differdange – Drita, e vlefshme për play-offin e Conference League.

Rezultati pas 45-minutave lojë është i barabartë, 0-0, shkruan IndeksOnline.

Ky rezultat i konvenon kampionit të Kosovës, pasi ka fituar ndeshjen e parë me shifart 2-1, dhe nëse nuk ndryshojnë gjërat deri në fund, Drita do të shkruante historinë, duke siguruar për herë të parë si klub, fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

E këtë më të lehtë e bën edhe fakti se skuadra e Differdange nga minuta e 3-të është me një futbollist më pak, pasi Andreas Buch u ndeshkua me karton të kuq.

Drita do të jetë skuadra e dytë nga Kosova që arrin këtë sukses, pas Ballkanit e cila për dy vite radhazi ishte pjesë e grupeve./IndeksOnline/