Mbyllet pjesa e parë në ‘Fadil Vokrri’

Është mbyllur pjesa e parë mes Kombëtares së Kosovës dhe Lituanisë.
‘Dardanët’ janë duke fituar me rezultat minimal 1 me 0 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, shkruan IndeksOnline
Golin e vetëm gjatë pjesës së parë e shënoi anësori, Arbër Zeneli.
Kosova pati raste të tjera gjatë kësaj pjese, por nuk arritën të shënonin më shumë se një gol./IndeksOnline/