Mbyllet pjesa e parë në finalen e Evropa Ligës

Është mbyllur para pak çastesh pjesa e parë e finales në Europa Ligë.
Sevilla dhe Inter deri më tani kanë dhuruar spektakël, pasi të dyja skuadrat shënuan nga dy gola në këtë pjesë të parë.
Lukaku hapi serinë e golave në minutën e tretë, para se Luuk de Jong të shënojë dy herë në minutat 12′ dhe 33′, para se tre minuta më vonë, Godin t’i regjistrojë shifrat e këtij fraksioni.
Pra, pjesa e parë ndërmjet Sevillës dhe Interit u mbyll në 2:2.