21:53 / E Diele, 03 Prill 2022 / C E

Mbyllet pjesa e parë në mes Juventusit dhe Interit – Nerazzurët shkojnë në pushim me epërsi

Ka përfunduar pjesa e parë mes të Juvrntusit dhe Interit, në derbin që po luhet në kuadër të javës së 31-të në Serie A, me Nerazzurët që kualuan në epërsi (1-0), fare në fund të pjesës së parë.

Rastin e parë për gol e kishin mysafirët, që me anë të Milan Skriniar rrezikuan në minutën e tetë, por goditja e tij me kokë përfundoi jashtë porte.

Vetëm një minutë më vonë, Giorgio Chiellini lëshoi një goditje të fuqishme, por atë e ndaloi shtylla.

Më pas, gjyqtari i ndeshjes u detyrua të tregonte kartonë të verdhë ndaj Adrien Rabiot dhe Manuel Locatellit, shkaku që po zhvillohej një lojë më e ashpër.

Lojë e tillë nuk mungoi as nga lojtarët e kampionit në fuqi, derisa Lautaro Martinez arriti të shpëtonte pa u ndëshkuar.

Zonja e Vjetër ishte e pafat në minutën e 34-të, pasi Locatelli u lëndua, dhe Denis Zakaria u inkuadrua në vend të tij.

Deri në fund, vazhdoi loja më e ashpër nga lojtarët e Juventusit, derisa një ndërhyrje nga Alvaro Morata ndaj Denzel Dumfries, u akordua penallti për Nerazzurët.

Por, Hakan Calhanouglu që doli përballë Wojciech Szczesnyt në minutën e 45-të, dështoi të shënonte në tentimin e parë. Ndërsa – sërish me thirrje nga VAR-i, u bë e ditur se Matthijs de Ligt është futur në zonë para se mesfushori turk të ekzekutonte gjuajtjen.

Penalltia kështu u përsërit dhe tani turku u tregua i saktë, duke mposhtur gardianin polak për rezultatin 1-0.