75 Mall Live Search
17:34 / E Diele, 10 Mars 2024 / G T

Mbyllet pjesa e parë në ndeshjen Liverpool – Manchester City

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt e vlefshme për javën e 28-të në Premier League.

Skuadra mysafire është duke fituar me rezultatin minimal 0:1 në “Anfield”, shkruan Indeksonline

Golin e vetëm në këtë ndeshje në 45 minutat e para e shënoi mbrojtësi i Kombëtares së Anglisë, John Stones.

Kujtojmë që kjo ndeshje po llogaritet si “finale” në Premier League, duke e ditur edhe gjendjen në tabelë që kanë këto dy skuadra./Indeksonline/