75 Mall Live Search
13:48 / E Premte, 08 Nëntor 2024 / G T

Mbyllet pjesa e parë në ndeshjen Vushtrria – Prishtina e Re

Skuadra e Vushtrrisë është duke luajtur ndaj Prishtinës së Re në derbin e javës së 12-të në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Rezultati pas 45 minutave të para është 1:1, ndeshje kjo që po zhvillohet në stadiumin “Ferki Aliu”, shkruan Indeksonline

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Edmond Likaj në minutën e 25-të.

Kurse golin e barazimit për 1:1 e shënoi sulmuesi Astrit Berisha në minutën e 32-të.

Kujtojmë se Prishtina e Re është në pozitën e parë me 28 pikë, kurse Vushtrria në pozitën e tretë me 23 pikë./Indeksonline/