15:24 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Mbyllet pjesa e parë në Skenderaj e në Gjilan

Sot po zhvillohen ndeshjet e fundit të javës së 9-të në Superligë.

Në Skenderaj, Drenica është në disavantazh kundër Dritës 0:1.

Golin për “Intelektualët” e shënoi Gilberto Fortunato në minutën e 38-të.

Ndërsa në ndeshjen tjetër, Gjilani ka shënuar në momentet e fundit të pjesës së parë kundër Dukagjinit.

Skuadrën e Gentjan Mezanit e kaloi në epërsi Tomislav Bushiqi, duke shënuar në minutën e 46-të. /Indeksonline/