75 Mall Live Search
15:08 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / P M

Mbyllet seanca në Hagë/ Gjyqtari Smith: Në koordinim me mbrojtjen do ta caktojmë datën e aktgjykimit

Seanca gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë është mbyllur, ndërsa tani pritet caktimi i datës për shpalljen e aktgjykimit.

Gjyqtari Smith deklaroi se trupi gjykues do të jetë në kontakt me ekipet mbrojtëse të të akuzuarve dhe se në vijim do të caktohet data kur do të shpallet vendimi përfundimtar.

Procesi gjyqësor tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare./IndeksOnline/