Mbyllet takimi: Anglia U21 e fortë për Kosovën U21

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Kosovës U21 dhe Anglisë U21, duel ky në kuadër të kualifikimeve në Evropianin 2021.
Djelmoshat e Prekazit në pjesën e parë qëndruan mirë ndaj Anglisë U21, ku edhe ndeshja u mbyll pa gola në 0:0, shkruan IndeksOnline
Ndërkaq, në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka, djelmoshat anglez shënuan gjashtë herë në portën e Smakiqit.
Pra, rezultati final mes Kosovës U21 dhe Anglisë U21 u mbyll në 0:6 në të mirë të mysafirëve./IndeksOnline/