75 Mall Live Search
16:57 / E Martë, 21 Qershor 2022 / k.v

Mbylli sezonin pa “Scudetto”, zbulohet e ardhmja e Inzaghit te Interi

Gazetari i njohur Fabrizio Romano ka zbuluar para pak çastesh të ardhmen e trajnerit të Interit, Simone Inzaghi.

Që prej marrjes së detyrës si trajner i Interit në sezonin 2021/22, Inzaghi arriti t’i sjellë “Nerazzurëve” dy trofe, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, trajneri italian fitoi Kupën e Italisë, ku në finale skuadra e tij e mposhti Juventusin me rezultat 4:2.

Më pas, Inzaghi fitoi edhe Super Kupën e Italisë, ku përsëri e mposhti në finale skuadrën e Juventusit, kësaj radhe me rezultat të ngushtë 2:1.

Ndërkaq, tani siç raportohet nga Romano, trajneri i Interit pritet të rinovojë kontratën e tij me gjigantin italian, ku do të vazhdojë qëndrimin në “Giuseppe Meazza” deri në qershor të vitit 2024.

Po ashtu, pjesë e marrëveshjes është edhe rritja e pagës momentale të Inzaghit.