14:36 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Mbylli sytë, kam një surprizë”, vret me thikë gruan pas aktit seksual

“Mbylli sytë, kam një surprizë” dhe më pas sulmon gruan duke e therur një 34-vjeçar

Shaun May, qëlloi me thikë në fyt të shoqen Laura May, pasi të dytë ishin duke bërë seks në shtëpinë e tyre në Kent të Anglisë.

Sulmi ndodhi krejt papritur, teksa burri i tha gruas që të mbyllte sytë, duke i thënë se do i bënte një surprizë, ndërkohë që e sulmoi me gjakftohtësi.

Gruaja shpëtoi për mrekulli, duke qenë se thika e kuzhinës për pak nuk i preu arterien.

I dyshuari kishte vetëm pak kohë që ishte shkarkuar nga puna, ndërkohë që tha në polici se nuk kishte kurajon që t’i tregonte gruas se kishte gabuar në punë dhe i duhej që të paguante një gjobë, shkruan noa.al.

Në këto kushte, në gjendje të rënduar psikologjike, pëlqeu ta vriste.

Çifti kishte një raport shumë të qetë dhe prej pak kohësh ishte kthyer nga pushimet.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 9 tetor të vitit që lamë pas, ndërkohë që detajet u mësuan në seancën e kësaj të së marteje.

Më 16 tetor, gjykata do t’ia shqiptojë dënimin burrit dorasës.