14:07 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Mbyllja e disa shkollave në Kamenicë, sqarohet Likaj: Të hënën do të takohemi me kryeministrin, kryetarin dhe përfaqësuesit e prindërve

Ministri i Arsimit Ramë Likaj, i është përgjigjur shqetësimit të deputetëve në lidhje me mos mbajtjen e mësimit në disa fshatra të Kamenicës, edhe në javën e parë kur nxënësit kanë filluar procesin mësimor.

Likaj ka sqaruar se procesi që tashmë ka një vit që ka nisur i riorganizmit të mësimit në komunën e Kamenicës, është përcjellë me vështirësi.

Ministri ka sqaruar tutje se vet ka vizituar këtë komunë për të parë nga afër situatën e për të kuptuar më shumë për këtë proces.

Ai iu ka premtuar deputetëve se në lidhje me këtë shqetësim të tyre do të zhvillojë një takim së bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti, kryetarin e Kamenicës Qëndron Kastrati si dhe me përfaqësuesit e prindërve në lidhje me gjetjen e një zgjidhje sa më të përshtatshme./IndeksOnline/